Lajmet

Të gjitha njoftimet dhe aktivitetet e fundit

Pensionimi i Hershëm Vullnetar si Mekanizëm për Pensionimin e të Rinjve në Sektorin Publik
Aktivitet

Pensionimi i Hershëm Vullnetar si Mekanizëm për Pensionimin e të Rinjve në Sektorin Publik

Me datën 25.04.2026, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Aftësim Profesional dhe Menaxhim (IAP-M), Ardit Bobi, prezantoi punimin analitik me titull: “Pensionimi i Hershëm Vullnetar si Mekanizëm për Pensionimin e të Rinjve në Sektorin Publik” në emisionin Compass në ATV. Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat e tregut të punës në sektorin publik, ndikimi i strukturës aktuale të punësimit dhe mundësitë që ofron pensionimi i hershëm vullnetar për krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë profesionistë. Emisionin mund ta ndiqni në linkun më poshtë: Shiko emisionin në YouTube

Lexo më shumë
Takim informues i Unioni të Studentëve Shqiptarë me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë
Aktivitet

Takim informues i Unioni të Studentëve Shqiptarë me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH), si organizata e vetme kombëtare, mbajti një takim me studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, konkretisht në Fakultetin e Biznesit. Në këtë takim, z. Ardit Bobi, përfaqësues i USSH dhe Kryetar i studentëve të Fakultetit të Biznesit, theksoi rëndësinë e të drejtave të studentëve dhe përfaqësimin e tyre të drejtë. Ai diskutoi mbi mundësitë që studentët kanë për të angazhuar zërin e tyre në proceset vendimmarrëse brenda universitetit. Po ashtu, në këtë takim mori pjesë Kryetari i Parlamentit të Studentëve, njëherësh Kryetar i USSH z. Ardi Zenelaj, i cili shpalosi projektet dhe idetë për udhëheqjen studentore. Ai inkurajoi studentët të angazhohen aktivisht në iniciativat e organizatës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një ambienti më të mirë akademik. Ky takim nënvizoi angazhimin e USSH për të mbrojtur dhe promovuar interesat e studentëve në nivel kombëtar, duke krijuar një platformë për dialog dhe bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Unionit të Studentëve Shqiptarë.

Lexo më shumë

Të gjitha lajmet u ngarkuan.